ÇFARË ËSHTË TERMOPLLAKA EPS F 100?
Termopllaka EPS F 100 është panel polisteroli termoizolues me dendësi të lartë dhe aftësi vetëshuese. Paturat nga të katër anët e saj bëjnë lehtësisht të mundur aplikimin, duke eleminuar në këtë mënyrë nyjet termike. Termopllaka EPS F 100 ka një përdorim universal, pasi mund të aplikohet nga themelet deri në çati.
AMBALLAZHIMI I TERMOPLLAKËS EPS F 100
Termopllaka EPS F 100 është e amballazhuar në lidhje me dy përmasa. Një lidhje Termopllakë EPS F 100 me përmasa: 200 cm x 50 cm x 5 cm përmban 10 metër katrorë. Një lidhje Termopllakë EPS F 100 me përmasa: 200 cm x 50 cm x 3 cm përmban 17 metër katrorë. Materiali i përdorur për ambalazhim është politelen.