Thermalite

  • FAQJA KRYESORE
  • RRETH NESH
    • KUSH JEMI NE
    • VIZIONI & MISIONI
    • CERTIFIKIME
  • PRODUKTET
  • APLIKIMET
  • GALERIA
  • KONTAKT
  • SHQIP AL
    • ENGLISH EN
  • Home
  • Blog
  • Archive from category "Blog"
 

Category: Blog

Elementët përbërës të sistemit kapot dhe avantazhet e përdorimit

E shtunë, 02 Qershor 2018 by Artan Shqau

Ja kush janë elementët përbërës të sistemit kapot:

 

Ngjitës / Kollë të paneleve EPS F Ngjitës /

Kollë, i testuar dhe i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të polisterolit termoizolues për fasadë.

Profili Bazë

Profili fillestar metalik me dimensione të ndryshme.

Pikore & Këndore

Profile plastike me rrjetë për këndet

Rrjeta Plastike & Fiksues

Rrjetë plastike 110 – 165 gr/m2

Grafiato

Grafiato akrilike me granulometri 1.5 – 3.5 mm

 

Avantazhet e sistemit Kapot:

  • Kursim deri në 50% të energjisë
  • Rrit vlerën e ndërtesës
  • Përdoret për ndërtesat e reja dhe ekzistuese
  • Në ndërtesat e reja nuk nevojitet suvatim
  • Eviton formimin e nyjeve termike në ndërtesë
  • Mbron veshjen e ndërtesës kundër agjentëve atmosferik
  • Komoditet klimaterik në ndërtesë
  • Mbron mjedisin.
  • Jep një pamje të shkëlqyer të ndërtesës

 

 

 

 

Ja kush janë elementët përbërës të sistemit kapot dhe avantazhet e përdorimit
Read more
  • Published in Blog
No Comments

Avantazhet e aplikimit të produkteve të polisterolit në ndërtim

E shtunë, 02 Qershor 2018 by Artan Shqau

Kompania Thermalite sh.a është një kompani lider në prodhimin dhe tregtimin e materialeve termoizoluese (EPS). Aktiviteti kryesor i saj është prodhimi i materialeve temoizoluese me teknologjinë me bashkëkohore italiane. Produktet Thermalite janë të çertifikuara me standartin ISO 9001-2008.

Polisteroli ( EPS ) është një material izolues termik & akustik i lehtë. Produktet e polisterolit të kompanisë Thermalite klasifikohen sipas normës EN 13163. Sipas kësaj norme polisteroli ndahet në dy kategori: Polisteroli i lehtë dhe Polisteroli termoizolues.

Polisteroli EPS L përdoret për mbushje soletash, themelesh, rrugë dhe ura. Është polisterol me dendësi të ulët. Përdoret gjerësisht në soleta për lehtësimin e tyre dhe në themele, duke i dhënë karakteristika anti sizmike ndërtesave. Përdorimi i EPS L ul ndjeshëm koston e ndërtimit, është lehtësisht i manovrueshëm dhe pritet lehtë.

 

AVANTAZHET E APLIKIMIT TË TIJ NË NDËRTIM

  • Polisteroli EPS  është një material izolues termik & akustik i lehtë
  • Eshtë rezistent ndaj ujit
  • Nuk dëmtohet nga materialet e ndërtimit si beton, hekur etj, pasi është një material që adaptohet lehtë dhe sipas nevojave praktike në objekt
  • Konsiderohet materiali izolues më i mirë në raportin çmim/ rendiment
  • EPS nuk është toksik, nuk dëmton ozonin. Eshtë totalisht inert
  • Eshtë material i riciklueshëm
  • Ka cilësi shumë të mira antisizmike.
  • Nuk deformohet me kalimin e viteve

 

 

Avantazhet e aplikimit të produkteve të polisterolit në ndërtimNjihuni me kompaninë Thermalite
Read more
  • Published in Blog
No Comments

Njihuni me kompaninë Thermalite

E shtunë, 02 Qershor 2018 by Artan Shqau

Thermalite është pjesë e kompanisë Rruga Ura Asfaltim Nr 2 Sh.a dhe operon në tregun e materialeve termoizoluese (EPS; XPS, ETIKS, ETAG) për më shumë se 10 vjet në tregun Shqiptar dhe atë nderkombëtar, në partneritet me kompani të Bashkimit Europian.

Thermalite zotëron standartin ISO 9001-2008 për menaxhimin e cilësisë si dhe ofron të gjithë gamën e produkteve dhe nën-produkteve termoizoluese që janë të çertifikuara sipas standarteve bashkohore europiane, EN 13164. Duke investuar ne inovacion dhe kërkim, Thermalite zotëron linja prodhimi të një teknologjie të përparuar duke iu pershtatur të gjithë kushteve të Bashkimit Europian.

Objektivi i Thermalite është të ofrojë zgjidhjet më të mira për izolim me standarte, materiale cilësore të testuara në laborator duke ju ofruar klientëve; cilësi, asistencë teknike dhe çmime konkuruese. Me teknikët e specializuar në fushën e ndërtimit Thermalite siguron termoizolimin e të gjithë ndërtesës tuaj në kohë rekord, standard të lartë dhe çmim konkurues në treg.

VIZIONI

Të kontribuojë në rritjen e cilësisë së jetës së njerëzve nëpërmjet ofrimit të zgjidhjeve për izolim me standart të  ndërtesave , duke bërë të mundur kursimin deri në 50 % të energjisë. Gjithashtu duke ju siguruar a freski në  verë dhe  ngrohtësi në dimër.  Rritje të vlerës së shtëpisë tuaj duke mbrojtur  njëkohësisht edhe mjedisin. Sepse ne besojmë që çdo individ ka të drejtë të jetojë në një   ambjent sa më komfort  dhe  ekologjik.

 

 MISIONI

 

Të jemi një kompani lider në fushën e termo dhe  hidroizolimit. Objektivi ynë është të jemi jo vetëm prodhues dhe tregtues të materialeve  izoluese, por edhe të ofrojmë zgjidhje për termo & hidroizolim duke ofruar për klientët tanë paketën e  plotë të termo & hidroizolimit.

Të ofrojmë zgjidhjet më të mira për izolim me standarte, materiale cilësore të testuara në laboratorë të çertifikuar, duke ju siguruar klientëve tanë cilësi, asistencë teknike dhe çmime konkurruese. Synimi ynë është rritja duke synuar jo vetëm tregun vendas, por edhe tregjet  rajonalë e ndërkombëtare, si një kompani me standarte.

 

Për një ndërtesë apo shtëpi të bukur, moderne dhe efiçente, zgjedhja e duhur është Thermalite. Zgjidhje për një Izolim me Standarte!

Njihuni me kompaninë Thermalite
Read more
  • Published in Blog
No Comments

POSTIMET E FUNDIT

  • Elementët përbërës të sistemit kapot dhe avantazhet e përdorimit

    Ja kush janë elementët përbërës të sistemit kap...
  • Avantazhet e aplikimit të produkteve të polisterolit në ndërtim

    Kompania Thermalite sh.a është një kompani lide...
  • Njihuni me kompaninë Thermalite

    Thermalite është pjesë e kompanisë Rruga Ura As...
TOP