
Thermalite është pjesë e kompanisë Rruga Ura Asfaltim Nr 2 Sh.a dhe operon në tregun e materialeve termoizoluese (EPS; XPS, ETIKS, ETAG) për më shumë se 10 vjet në tregun Shqiptar dhe atë nderkombëtar, në partneritet me kompani të Bashkimit Europian.
Thermalite zotëron standartin ISO 9001-2008 për menaxhimin e cilësisë si dhe ofron të gjithë gamën e produkteve dhe nën-produkteve termoizoluese që janë të çertifikuara sipas standarteve bashkohore europiane, EN 13164. Duke investuar ne inovacion dhe kërkim, Thermalite zotëron linja prodhimi të një teknologjie të përparuar duke iu pershtatur të gjithë kushteve të Bashkimit Europian.
Objektivi i Thermalite është të ofrojë zgjidhjet më të mira për izolim me standarte, materiale cilësore të testuara në laborator duke ju ofruar klientëve; cilësi, asistencë teknike dhe çmime konkuruese. Me teknikët e specializuar në fushën e ndërtimit Thermalite siguron termoizolimin e të gjithë ndërtesës tuaj në kohë rekord, standard të lartë dhe çmim konkurues në treg.
VIZIONI
Të kontribuojë në rritjen e cilësisë së jetës së njerëzve nëpërmjet ofrimit të zgjidhjeve për izolim me standart të ndërtesave , duke bërë të mundur kursimin deri në 50 % të energjisë. Gjithashtu duke ju siguruar a freski në verë dhe ngrohtësi në dimër. Rritje të vlerës së shtëpisë tuaj duke mbrojtur njëkohësisht edhe mjedisin. Sepse ne besojmë që çdo individ ka të drejtë të jetojë në një ambjent sa më komfort dhe ekologjik.
MISIONI
Të jemi një kompani lider në fushën e termo dhe hidroizolimit. Objektivi ynë është të jemi jo vetëm prodhues dhe tregtues të materialeve izoluese, por edhe të ofrojmë zgjidhje për termo & hidroizolim duke ofruar për klientët tanë paketën e plotë të termo & hidroizolimit.
Të ofrojmë zgjidhjet më të mira për izolim me standarte, materiale cilësore të testuara në laboratorë të çertifikuar, duke ju siguruar klientëve tanë cilësi, asistencë teknike dhe çmime konkurruese. Synimi ynë është rritja duke synuar jo vetëm tregun vendas, por edhe tregjet rajonalë e ndërkombëtare, si një kompani me standarte.
Për një ndërtesë apo shtëpi të bukur, moderne dhe efiçente, zgjedhja e duhur është Thermalite. Zgjidhje për një Izolim me Standarte!